Vdes në moshë të re vëllai i kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt

Skenderaj është tronditur nga vdekja e të riut Betim Spahiu.

I ndjeri ishte vëllai i kryesueses së Kuvendit Komunal të Skenderajt, Adelina Spahiu, ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nura i cili i ka shprehur ngushëllime familjës së të ndjerit, transmeton Zeri.info.

“Thellësisht i prekur nga lajmi i zi për vdekjen e bashkëqytetarit tonë, Betim Spahiu!
Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë dhembje me kryesuesen e Kuvendit, Adelina Spahiu, për vdekjen e vëllait, familjen e ngushtë e të gjerë dhe të gjithë të tjerët!
Në emër të Komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta! Lamtumirë, Betim!”, ka shkruar Nura. /Zëri