Klinaku: Asociacioni mund të sjell luftë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, mund të sjell luftë.

Klinaku këtë e ka thënë si përgjigje ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka kritikua idenë e shkëmbimit të territoreve, duke thënë se kjo do të mund të sillte luftë.

Sipas Klinakut është asociacioni që do të sjell luftë, transmeton Zeri.info.

“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar Klinaku në rrjetin social Facebook./Zëri