Zbulohen 45 kopshte të palicencuara në Shqipëri, 37 prej tyre në Tiranë – rastet referohen në prokurori
Plani i masave për kontrollet e të gjithë territorit për të zbuluar rastet e kopshteve të palicencuara, i iniciuar pas skandalit në kopshtin “Stinët” ku një 3-vjeçareje dyshohet se iu thye këmba në krevat nga edukatorja, ka nisur të japë rezultatet e para.
Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se nga kontrollet e kryera deri më tani janë zbuluar në total 45 kopshte të palicencuar dhe pa dokumentacion të plotë, mes të cilëve 37 në Tiranë, katër në Durrës, tri në Lezhë dhe një tjetër në Gjirokastër.
Të gjithë janë referuar në prokuroritë përkatëse për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, në nenin 181 të Kodit Penal, i cili parashikon dënim nga gjobë deri në burgim në tre vjet.