Djegia e veturës së Milletiqt, Osmani: Vepër kriminale që ka për qëllim të përhapë frikë te serbët vendas

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Milletiq.

Osmani tha se djegia e veturës së Milletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se Milletiqit iu djeg mbrëmë një pjesë e veturës, ku sipas ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë në veri, Veton Elshanit, arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.