Çitaku për buxhetin: Gjysma e parave për projektet e reja janë ndarë për komunat ku udhëheq LVV-ja
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë projekte, sipas saj, të moçme dhe të qeverive paraprake.
Çitaku thotë se projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për komunat ku sundon LVV-ja.
“Shumica e investimeve kapitale për buxhetin e planifikuar të kësaj qeverie janë për projekte të moçme, të qeverive paraprake. Ndërsa te projektet e reja, gjysma e parave janë ndarë për ato pak komuna ku sundon Vetëvendosja”.
Më tej, Çitaku thotë se komunat ku qeveris LVV-ja janë më së paku transparencë.
“Sipas raporteve kredibile, janë mu këto pak komuna ku transparenca dhe ekzekutimi i projekteve kapitale është më e ulëta. Pra paratë e taksapaguesve po ndahen në baza partizane. Këto janë fakte. Numra. Raporte. Çdo gjë tjetër është propagandë, e vetmja fushë ku Qeveria po shkëlqen”, pohon ai.