Deputetët e LDK-së presin një delegacion të lartë nga Tajvani, Hoti tregon për çka folën
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mirëpritur një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani.
Përmes një postimi në Twitter, deputeti Avdullah Hoti ka bërë me dije se tema diskutimi kanë qenë mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe shkëmbimi i përvojave.
“Bashkë me kolegët deputetë, mirëpritëm një delegacion të nivelit të lartë nga Tajvani. Temat kryesore të diskutimit ishin mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimi i përvojave në sektorë të ndryshëm”, shkroi Hoti.
Along with fellow MPs, we welcomed a high-level delegation from #Taiwan. ë ë The main topics of discussion included economic cooperation opportunities and the exchange of experiences in various sectors. pic.twitter.com/CgsC6OtFiO
— Avdullah Hoti (@Avdullah) November 14, 2023