Hetimet Tatimore dhe Inteligjencës në ATK rrisin tatimin për 8.1 milionë euro
Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës në ATK ka bërë të ditur se brenda 10 muajve e ka rritur tatimin shtesë për 8.1 milionë euro nga 4.6 milionë sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Sipas këtij Departamenti, vlera e shmangies tatimore me ndëshkime është konstatuar të jetë 4.3 milionë euro, krahas vitit 2022 që ishte 3.7 milionë.
“Këto hetime zhvillohen për të identifikuar shkeljet e mundshme të rregullave tatimore dhe shmangien e obligimeve financiare nga individë ose biznese. Përmes analizave të thelluara dhe monitorimit të transaksioneve, autoritetet tatimore mund të zbulojnë mosraportime të të ardhurave, transferime të paligjshme dhe keqpërdorime të tjera financiare”, thuhet në njoftim.