Fshehur nën këmbët e shoferit, kapet “Peugot” me 32.7 kg kanabis në kufirin Shqipëri - Kosovë
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se përmes një operacioni të koduar “Korridori” kanë arritur të kapin një sasi të lëndës narkotike “cannabis sativa”, e cila po tentohej të futej në territorin e Kosovës.
Si rezultat i bashkëpunimit edhe me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kukësit, janë sekuestruar 32.7 kilogramë lëndë narkotike “cannabis sativa” dhe automjeti i tipit “Peugot”, me të cilin po bëhej transporti.
Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:
PKK Qafë-Prush
Finalizohet operacioni policor i koduar “Korridori”, për goditjen e një tentative për të trafikuar drejt Kosovës, lëndë narkotike cannabis sativa.
Operacioni, rezultat i analizës së riskut, të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK-së Qafë-Prush, bazuar në inteligjencën policore të siguruar në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.
Operacioni ka vijuar më pas, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë e Kukësit.
Sekuestrohen rreth 32.7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe automjeti tip “Peugeot” me të cilin transportohej lënda.