Rama dhe drejtori i Marrëdhënieve Kulturore të Austrisë vizitojnë hapësirat e Tulltores

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë, Christoph Thun Hohenstein, vizituan hapësirat e Tulltores në kryeqytet.

Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Hohensteini është shprehur i impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe shndërrimin saj në Qendër të Inovacionit e Kulturës.

Postimi i plotë:

I impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe i gëzuar për realizimin e projektit për shndërrimin e kësaj hapësire në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës, u shpreh Christoph Thun Hohenstein, Drejtori Gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë.

Hohensteini deklaroi se suksesi i madh i Edicionit të Biennales Manifesta i mbajtur në Prishtinë përsëri në kryeqytetin tonë, duke e cilësuar atë si ndër më të mirët të organizuar ndonjëherë.

Falënderoj për vizitën Hohensteinin dhe jam i bindur që do të na vizitojë sërish. /Zëri