“Faleminderit Kosovë!”, gazeta rumune falënderon për fitoren ndaj Izraelit

Fitorja prej 1:0 e Kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit i ka gëzuar tej mase rumunët.

Golin e vetëm e realizoi Milot Rashica, në minutën e 41-të.

Gazeta “amosnews.ro” ka shkruar rreth kësaj ndeshjeje, që zhvillua në “Fadil Vokrri”.

Me këtë rast “Dardanët” u falënderuan në gjuhën shqipe.

“Faleminderit Kosovë!”, shkroi kjo gazetë.

Madje, Kombëtares së Kosovës iu shpreh falënderimi edhe në dy gjuhë të tjera, turke dhe serbe.

“Natyrisht, kosovarët mund t’i falënderojmë edhe serbisht, me Hvala Vam, ose në turqisht, Teëekkurior, por ndalemi te gjuha shqipe, e folur më shumë atje. Pra faleminderit! E saktë. Jemi të lumtur që edhe ky rezultat na sjell dobi”.

Në artikull , Kosova kritikohet për mikpritjen ndaj Izraelit.

“Fitorja e kosovarëve sigurisht që na sjell dobi. Por, tani kemi ndeshjet tona, më 18 nëntor me Izraelin në Budapest dhe më 21 nëntor në Bukuresht ndaj Zvicrës. Këtu sigurisht që lojtarët tanë do të kenë më shumë mbështetje, por do të ishte mirë që të mos devijonim me brohoritje dhe pankarta raciste si herën e kaluar, që të mos ndëshkohemi më”, shkruan ndër të tjera sajti rumun.

Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në Grupin I bashkë edhe me Rumaninë, Zvicrën, Izraelin dhe Bjellorusinë.

“Dardanët” i kanë 10 pikë në vendin e katërt, ndërkaq rumunët aktualisht e kryesojnë grupin me 16 pikë. /klankosova