Hajdari: Ndërmarrësia nxit inovacion, krijon vende pune

Në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon konferencën “Përkrahja e ndërmarrësisë përmes politikave dhe instrumenteve mbështetëse”.

Ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj, tha se kjo ngjarje u dedikohet ndërmarrësve, novatorëve ose shpikësve, teksa vlerësoi se kjo është mënyra e duhur që idetë e tyre të bëhen realitet.

“Java Botërore e Ndërmarrësisë është edhe shënim i fuqizimit të ndërmarrësve në çdo vend e komunitet anë e mbanë botës”, deklaroi ministrja Hajdari, derisa shtoi se kjo ndikon në nisjen e një “start up-i”, sepse, sipas saj, është resurs kryesor për zhvillim ekonomik në vendin tonë.

“Ndërmarrësia, si një dimension i veçantë i ekonomisë, është ajo që nxit inovacionin, krijon vende pune dhe nxit rritjen ekonomike”, theksoi Hajdari. /rtk