Messi për Guardiolën: I bëri shumë dëm futbollit, por ishte trajneri më i mirë që pata

Të gjithë e kujtojnë kohën e artë të Lionel Messit me Pep Guardiolën te Barcelona, mes viteve 2008 dhe 2012.

Dyshja punuan së bashku midis 2008 dhe 2012, duke fituar tre tituj të La Ligës dhe dy liga të kampionëve me gjigantët katalanas.

Guardiola pati një ndikim masiv në karrierën e Messit dhe futbollin modern në përgjithësi. Theksi i tij mbi posedimin dhe mbingarkesat bëri që disa trajnerë të imitonin metodat e tij.

Pak ishin aq të suksesshëm sa Guardiola , i cili që atëherë dhjetëra trofe si me Bayern Munichun, ashtu edhe me Manchester Cityn.

Megjithatë Lionel Messi ka thënë se Pep Guardiola i ka bërë dëm futbollit me atë mënyrë të lojës, pasi të gjithë donin ta kopjonin stilin e tij.

“Guardiola i bëri shumë dëm futbollit. Dukej aq e thjeshtë dhe e lehtë sa të gjithë donin të kopjonin stilin e tij”, tha Messi.

Gjithsesi argjentinas vazhdon të ketë admirim të madh për trajnerin katalunas, duke thënë se është trajneri më i mirë që e ka pasur.

“Pa dyshim. Guardiola ka diçka të veçantë, veçanërisht në përgatitjen e çdo ndeshjeje dhe gjithashtu në komunikimin e tij me lojtarët, në mënyrën se si na e përcillte strategjinë”, tha Messi.

Marrëdhënia e dyshes është e shkëlqyeshme, me Pep Guardiolën që në çdo intervistë nuk heziton të thotë se Messi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit. /Telegrafi