Falet pesë herë në ditë, cilat janë sfidat që e orientuan Monika Salihun te feja islame?

Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 2, Monika Salihu, ka shpalosur një histori të dhimbshme për banorët e publikun.

Ajo tregoi për vështirësitë që ka hasur në fëmijëri, problemet e babait si sportist e po ashtu edhe për sëmundjen e vëllait.

Pikërisht këto kanë bërë që të marrë disa vendime në jetë e gjithashtu të rikthehet te feja islame.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se falet pesë herë në ditë, derisa zbuloi edhe arsyet që e afruan atë me religjionin islam.

“Asgjë në jetë nuk e marrë me vështirësi më, e kam mbështetur kokën te Zoti dhe asgjë nuk është problem për mua”, u shpreh ajo.

Artistja tutje theksoi: “Nuk luftoj për asgjë, nuk e kam gajle. Unë e di se çfarë është jeta, unë më së miri ia di vlerat jetës se edhe jam fëmija i parë dhe të gjitha këto përgjegjësi në supet e mia”.

Monika mes lotësh thotë se ka përjetuar shumë në jetë, gjë që e kanë bërë këtë që është sot.