Digjet një pjesë e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Milletiq
Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët mbrëmjen e së hënës në Leposaviq.
Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për veri, Veton Elshani.
Sipas tij, ende nuk dihen arsyen e këtij rasti.
“Po e kemi një rast në Komunë të Leposaviqit. Një pjesë e një veture është kapluar nga flakët. Arsyet ende nuk dihen”, ka thënë Elshani.
Siç mëson Telegrafi, bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Milletiq.
Ndryshe, dhe mediat lokale serbe në Kosovë kanë shkruar se bëhet fjalët për veturën e nënkryetares, Milletiq.
Ndërkaq, nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Dragana Milletiq, para disa muajsh kishte raportuar në Polici se ishte kërcënuar, derisa kishte kërkuar edhe mbrojtje nga Policia e Kosovës.
Dragana Milletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.