12-vjeçarja ferizajase sulmohet fizikisht nga nëna dhe njerku i saj

Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës në raportin ditor ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit, një 12-vjeçare është sulmuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj.

Siç bën të ditur Policia, 12-vjeçarja është dërguar në strehimore, përderisa nëna dhe njerku i saj, të cilët e rrahën, janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj, 13.11.2023 – 13:00. Viktima femër (12 vjeçe) ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga nëna e saj dhe njerku i saj. Viktima është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /Zëri