Lajçaku sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet sot, më 14 nëntor, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç thuhet në njoftimin e presidencës serbe, takimi do të mbahet në orën 11:00, në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë në Beograd.
Më 7 nëntor Mirosllav Lajçak e vizitoi Kosovën, ku u takua me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi, si dhe me liderët e partive opozitare për të biseduar për draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.