Buxheti për vitin 2024 pritet të diskutohet të enjten në Kuvend
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të hënën ka caktuar seancën e re plenare për të enjten, ku pritet të diskutohet dhe të votohet buxheti për vitin 2024.
Sipas rendit të ditës, në seancën e caktuar për të enjten, për diskutim dhe votim do të jetë Ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2024, sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku është rekomanduar votimi i Ligjit për buxhetin.
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
Vendi: Kuvendi Kosovës. Ora: 10:00 .