Elshani thotë se me 24 shtator në Banjskë kanë pasur komunikim vetëm me Igumanin e Manastirit

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se gjatë kohës së sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, kanë kontaktuar edhe mediat serbe për të parë në qoftë se ka ndonjë person të plagosur i cili duhet të tërhiqet.

Elshani tha se Policia ka tentuar të ketë komunikim edhe me Igumanin e Manastirit të Banjskës, derisa theksoi se në gjithë shkëmbimin e zjarrit që kishte ndodhur atë ditë ka qenë profesionalizmi i Policisë së Kosovës dhe sipas tij, edhe fati që nuk ka pasur dëme anësore.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e ka përmend që ne kemi pas kontakt me Danilon, ka qenë iguman në Manastir aty. Kemi kontaktu edhe mediat serbe në atë kohë, i kemi kontaktu dhe i kemi thënë që në qoftë se ka ndonjë person të plagosur duhet të tërhiqet. Sepse vini autoambulancat dhe ne nuk i lejonim të vinin brenda, ata mund të vijnë deri te veturat tona ne i orientojmë tjetër kund. Kemi tentu me paë kontakt me Igumanin aty, mirëpo situata ka qenë shumë e tensionuar. Do me thënë ka pasë qytetarë aty, fshatarë të ndryshëm, mirëpo mos me pas dëme anësore me të gjithë ato luftime, me atë shkëmbim zjarri që ka ndodhë do me thënë, ka qenë profesionalizmi në rend të parë i Policisë mandej edhe fat”, shtoi Elshani në Tëvë1