Gashi: Kurti në vend që të merret me Banjskën, merret me Thaçin

Analisti Dardan Gashi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit është “i tmerrshëm”.

“Është një dallim mes procesit të 2013-ës dhe procesit tash në shumë mënyra, sepse ky zotëriu (kryeministri Albin Kurti) ka ardhur në pushtet për të parandaluar fiks këtë (Asociacionin)”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, ka një dallim të madh në këtë çështje. “Kur ka dalë në fushatë dhe ka mbledhë vota, ka thënë se unë këtë…Ka një dallim të madh prej njerëzve që kanë menduar se kjo është një zgjatje e Ahtisarit, dhe kur të bëjnë këtë, Serbia obligohet të njohë Kosovën dhe Kosova e përmbyll procesin e shtetësisë, kjo ka qenë logjika, atëherë Albin Kurti e ka përdorur një logjikë tjetër, të vijë në pushtet dhe pastaj bëj çfarë dua”, ka thënë ai.

Ai është shprehur se kryeministri Albin Kurti gjatë kohës kur ishte në Vjenë, në vend që të fliste për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ai ka folur për ish-presidentin Hashim Thaçi.

“Në vend që të merret me diçka tjetër, me Banjskën ose me diçka më të rëndësishme, ky (Kurti) merret me Hashim Thaçin, me idenë se si ky e shpëtuar ndarjen, a në realitet ky e ka kryer ndarjen”, ka thënë tutje ai./dukagjini