Manxhuka i reagon Kica –Xhelilit që tha se LVV-ja po merr idetë e prezantuara nga LDK-ja
Zyrtari për informim i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i ka reaguar deputetës Doarsa Kica-Xhelili, e cila kritikoi Qeverinë duke i thënë se po merr për bazë planin e LDK-së.
Manxhuka ka thënë se kjo fjalë do të vlente nëse bota do të sillej në drejtim të kundërt duke ia renditur disa data që krahasojnë se LVV-ja ka prezantuar projektet para LDK-së, raporton Zeri.info.
“11 maj 2023 – Ministrja Nagavci nis punën për ‘Orën e Kodimit’.
18 shtator 2023 – LDK publikon platformën programore ku flet për Lëndën e Kodimit”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri