Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës: Njohja de fakto, hap i parë drejt normalizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për dialogun me Serbinë.

“Sot nuk jemi në atë marrëdhënie të mirë edhe pse ky vit ka filluar mjaft mirë. Më 27 shkurt në Bruksel ne kemi arritur Marrëveshjen bazike për njohjen de fakto, bazuar në modelin e dy Gjermanive të vitit 1972. Për këtë jemi pajtuar me Serbinë. Ne kemi shtuar Aneksin në Ohër, por atëherë Serbia refuzoi ta nënshkruajë atë”, tha ai.

Tutje, kryeministri Kurti foli për sulmin terrorist më 24 shtator.

Ai tha se duhet të ketë presion ndaj Beogradit për të nënshkruar Marrëveshjen, për të cilën janë pajtuar dy vendet.

“Nënshkrimi i njohjes de fakto i dyanshëm është hapi i parë dhe i rëndësishëm drejt normalizimit”, tha Kurti.

Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti gjithashtu deklaroi se ka pasur zhvillim ekonomik dhe se Kosova nuk është vend i madh, por është shembull i mirë.

“Të gjithë ne kemi nevojë për rritje ekonomike. Më duhet të përmendi tri sfidat kryesore që kanë ndodhur, e para kërcënimet e sigurisë, e dyta pabarazia shoqërorë dhe e treta ndryshimet klimatike. Gjatë këtyre viteve sa jam në pushtet, ia kemi dalë të shtojmë çdo vit nga 1 milion euro ekonomisë tonë”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se rritja ekonomike ka qenë 10%.

“Gjithashtu, inflacioni ka rënë këtë vit, në janar ishte 12% dhe ka rënë në muajin e kaluar në 3.3%.