Stano refuzon të konfirmojë ose demantojë autenticitetin e draftit të Asociacionit

Draftin e publikuar nga ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, e që sipas burimeve të ndryshme është drafti autentik i ofruar nga pesë emisarët më 21 tetor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka refuzuar ta konfirmojë ose demantojë, duke thënë se “nuk shoh arsye ta komentoj”.

Këtë koment Stano e bëri në një prononcim për portalin evropian “Euractiv”.

“Nuk e di se kush është zoti Ramadani dhe nuk shoh arsye të komentoj mbi atë se çfarë mund të pretendoj ose publikoj”, ka thënë Peter Stano.

“Ne kurrë s’japim dokumente zyrtare të cilat janë në diskutim e sipër dhe presim të njëjtën gjë nga partnerët, pasi që kjo është edhe praktikë normale në ndërmjetësimet ndërkombëtare në kryerjen e proceseve në konfidencialitetit”, ka thënë Peter Stano, duke shtuar se është politikë e kahershme e Komisionit Evropian të mos komentojë mbi rrjedhjet e pretenduara të dokumenteve.