19 inspektorë të rinj i shtohen Inspektoratit të Punës
19 inspektorë të rinj i janë shtuar Inspektoratit të Punës në Kosovë. Inspektorati i Punës ka bërë të ditur se që nga viti 2022 janë rekrutuar 38 inspektorë të rinj.
Sipas njoftimit nga ky Inspektorat, numri total i inspektorëve të punës ka arritur në 60.
“Inspektoratit të Punës i shtohen edhe 19 inspektorë të rinj të punës. Që nga viti 2022 e deri më tani Inspektorati i Punës ka rekrutuar 38 inspektorë të rinj të punës, duke e ngritur numrin total të inspektorëve të punës në 60. Numri i inspektorëve të punës do të vazhdojë të rritet me qëllimin e mbikëqyrjes sa më të mirë të të drejtave të punëtorëve”, thuhet në njoftim.