Vdes ish-gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku
Ka vdekur ish-gjykatësi dhe avokati, Muharrem Sadiku.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00, në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë.
“Njoftim mortor! Me dhimbje të thellë njoftojmë të gjithë familjarët , miqët dhe farefisin e gjerë se ndërroi jetë baba, vllau jonë Muharrem (Murat) Sadiku. Varrimi i të ndjerit bëhet me datën 13 Nëntor (e hënë) në orën 16:00 në varrezat e fshatit Gllamnik – Podujevë”.
Po ashtu Oda e Avokatëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
“Avokati Muharrem u lind më 27.05.1953, në Gllamnik të Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1986, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1990”.
OAK-u ka thënë se Sadiku ka ushtruar funksionin e gjyqtarit për shumë vite në Gjykatën Komunale në Podujevë.