Arrestohet burri nga Skenderaj që kërcënoi deputeten Musliu-Shoshi
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, në qershor të këtij viti është kërcënuar nga një person.
Behët fjalë për B.A., nga komuna e Skenderajt.
I dyshuari për kanosje ndaj deputetes së Kuvendit është arrestuar sot në aeroportin “Adem Jashari”, raporton Sinjali.
Ai ka qenë në kërkim policor që nga qershori, kur është denoncuar rasti nga ligjvënësja e Partisë Demokratike të Kosovës.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet dhe motivin që e ka shtyrë për kërcënimin e deputetes Musliu-Shoshi.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.