Nis java e kodimit në mbi 250 shkolla, Kurti uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot fillon java e kodimit në mbi 250 shkolla vullnetare.

“Do të zhvillohen qindra aktivitete që përfshijnë kurse të kodimit, projekte, prezantime e sesione informuese rreth kodimit, inteligjencës artificiale e shkencave kompjuterike. Partnerët SHPIK dhe Code.org, bashkë me shkollat dhe qendrat e trajnimeve, do të mundësojnë realizimin e Orës së Kodimit. Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve që do të jenë pjesë e kësaj nisme përgjatë kësaj jave, ju uroj kodim të suksesshëm. Mezi pres të kthehem nga Vjena që t’ju vizitoj e përgëzoj nga afër”, shkroi Kurti në Facebook.