Kurti: Fitorja e Kosovës ndaj Izraelit, jo e lehtë
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur jo të lehtë fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, por ka shtuar se ndeshja e ardhshme ndaj Zvicrës do të jetë përballje e veçantë.
“Ndeshje jo e lehtë sonte për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve”, shkroi Kurti në Instagram.