Vdes një person në Podujevë, u lëndua aksidentalisht
Një person ka vdekur mesditën e së dielës, pas lëndimeve që kishte marrë.
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor, ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve që kishte marrë, shkruan Zeri.info.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Kjo vdekje është duke u hetuar nga autoritetet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
HETIM MBI VDEKJEN
Podujevë / 12.11.2023 – 11:55. Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra, pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime. /Zëri