Rrëmbehet një person në Prishtinë

Një person është rrëmbyer ditën e diel në Prishtinë.

Siç njofton Policia, ai është futur dhunshëm në një veturë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte vërejtur disa persona të dyshuar, duke futur dhunshëm një person në veturën e tyre dhe të njëjtët ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë kryer patrullime në afërsi të lokacionit, por nuk kanë hasur në veturën e dyshuar”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si më lart dhe vazhdon të hetohet.