Kjo është renditja e grupit I pas fitores së Kosovës ndaj Izraelit

Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Izraelit në kuadër të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat minimal 1-0.

Goli i fitores për dardanët e realizoi Milot Rashica në minutën e 42-të.

Pas kësaj fitore, Kosova e sheh vetën në vendin e katërt me dhjetë pikë në grupin I, mirëpo edhe pse është ende në garë matematikisht por që nuk varet nga ta.

Ndërsa, Izraeli në një pozitë më lartë e me një pikë më shumë (11). /Zëri