Notat e lojtarëve: Kosova 1-0 Izrael, Rashica më i miri - ndiqet nga Aliti, Dellova e Muriqi
Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Izraelit në kuadër të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat minimal 1-0.
Goli i fitores për dardanët e realizoi Milot Rashica në minutën e 42-të.
Në këtë ndeshje, më i miri ishte Milot Rashica që u vlerësua me notën 8.0, që ishte i ndjekur edhe nga Vedat Muriqi 7.4, Fidan Aliti 7.8 e Lumbardh Dellova 7.5.
Kurse më i dobëti i kësaj sfide doli të jetë Eran Zahavi dhe Roy Revivo me notat 6.2.
Pas kësaj fitore, Kosova e sheh vetën në vendin e katërt me dhjetë pikë në grupin I, ndërsa Izraeli në një pozitë më lartë e me një pikë më shumë (11). /Zëri
Notat e të gjithë lojtarëve:
Kosova:
Izraeli: