Kosova fiton minimalisht ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”
Kosova ka arritur të fitojë minimalisht ndaj Izraelit në kuadër të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat minimal 1-0.
Kosova gjatë gjithë ndeshjes ishte më kërkuese dhe e dominoi gjithë ndeshjen.
Goli i fitores për dardanët e realizoi Milot Rashica në minutën e 42-të.
Dardanët edhe në pjesën e dytë kishin raste shënimi mirëpo pa konkretizim të golit.
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 1-0.
Vlen të theksohet se sulmuesinVedat Muriqi u lëndua gjatë pjesë së dytë teksa u largua nga fusha duke çalur, i cili u zëvendësua më pas nga Meriton Korenica.
Pas kësaj fitore, Kosova e sheh vetën në vendin e katërt me dhjetë pikë në grupin I, ndërsa Izraeli në një pozitë më lartë e me një pikë më shumë (11). /Zëri