Sigal Prishtina mposht Proton Cable Prizrenin në kryeqytet
Sigal Prishtina mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 91:109 (26:26, 24:23, 20:32, 21:28), në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytet.
Prishtina e nisi me një seri 2:10, por prizrenasit u rikthyen shpejt dhe barazuan shifrat, ndërsa në çerekun e parë herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi deri kjo pjesë përfundoi 26:26. Edhe në periudhën e dytë u zhvillua lojë e baraspeshuar, ku skuadrat shkuan në pushim 50:49.
Megjithatë, prishtinasit ishin më të mirë në periudhën e tretë, 20:32 dhe atë të fundit 21:28 për të triumfuar në fund 91:109.
Te prizrenasit u dalluan Ty Cockfield me 22 pikë e tetë kërcime, Desi Sills me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Musab Mala me 18 pikë, katër kërcime e katër asistime, ndërsa te prishtinasit u dalluan Shaheed Davis me 22 pikë e dhjetë kërcime, Derrick Wilson me 16 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime, Dardan Berisha me 18 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Sigal Prishtina është e treta me pesë fitore e tri humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni i shtati me dy fitore e gjashtë humbje. /Zëri