Mbyllet pjesa e parë: Kosova në epërsi ndaj Izraelit
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Kosovë-Izrael, në kuadër të ciklit kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Kosova ka shkuar në pushim pas 45 minutave me epërsi minimale 1-0.
Dardanët në këtë fraksion të parë të lojës ishte më dominuese e kërkuese ku në fund të pjesës së parë edhe u shpërblye me gol falë Milot Rashicës.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Zëri