Haradinaj i pranishëm në “Fadil Vokrri”: Uroj një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit, dhe fitore të Dardanëve
Kosova dhe Izraeli janë duke zhvilluar ndeshjen e vlefshme për ciklin kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Sfida tashmë ka filluar dhe po zhvillohet në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri”.
Këtë ndeshje nga tribuna VIP po e shkojnë së bashku kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i pari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka uruar një lojë të bukur es këtyre dy skuadrave, duke shpresuar një fitore të Dardanëve.
Rezultati momental i ndeshjes është 0-0. /Zëri
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Uroj të jetë një lojë e bukur sot mes Kosovës dhe Izraelit në Stadiumin "Fadil Vokrri", dhe një fitore të djemve tanë Dardanë!
Le të tregojmë shpirtin sportiv në fushë e mikpritës jashtë saj!
Forca Kosovë!