Ndeshja Kosovë-Izrael, dy ambasadoret në “Fadil Vokrri”
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri do ta përcjell nga afër ndeshjen Kosovë-Izrael që do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ajo ka ndarë pamje nga tribuna derisa shihet afër ambasadores izraelite në Kosovë, Tamar Ziv.
“Uroj për një lojë të bukur ndërmjet djemve të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit sonte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruan Demiri.
Kujtojmë që sot pasdite lidhur me ndeshjen ka shkruar edhe ambasadorja e Izraelit, Tamar Ziv.
Ziv iu ka uruar fat Kosovës dhe Izraelit, që sonte luajnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian të vitit të ardhshëm.