Formacionet zyrtare: Kosovë - Izrael
Kombëtarja e Kosovës e pret atë të Izraelit në ndeshjen e vlefshme për ciklin kualifikues të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin ikonik “Fadil Vokrri” në orën 20:45.
Kjo ndeshje ishte në program për t’u zhvilluar në muajin tetor, mirëpo u anulua për shkak të luftës që po zhvillohet mes Izraelit dhe Hamasit.
Skuadrat i përkasin grupit I dhe “Dardanët” renditen në vendin e katërt me shtatë pikë dhe gjasat për kualifikim në Euro 2024 janë të vogla.
Në anën tjetër, Izraeli është në një pozitë më lartë me 11 gjithsej.
Në këtë sfidë, Kosovës do t’i mungojnë shumë lojtar kryesor si kapiteni Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj etj.
Kujtojmë se kjo ndeshje do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.
Tashmë gjithçka është gati për këtë sfidë dhe të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare. / Zëri