Vogëlushi Alpi ka nevojë për ndihmë
Alp (Liridon) Morina, nga fshati Lumishtë komuna Malishevë, mosha 1 vit e gjashtë muaj, është diagnostiikuar me Leucemi Acute Lymphoblastica, tash e sa kohë i hospitalizuar në Kliniken e Pediatrisë, reparti i Hemato-Onkologjisë në QKUK.
Pas përpjekjeve të shumta të doktorëve, sëmundja i është përkeqësuar, me ç’rast është udhëzuar nga doktorët për dërgim urgjent jashtë vendit për trajtim. Alpi është dërguar në Stamboll të Turqisë në Spitalin EMSEY, ku pas ekzaminimeve shtesë është shtrirë për trajtim!
Mjekimi intensiv në të gjitha fazat kushton afër 250.000 €, ku Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Kosovës ka lëshuar fletëgarancionin për mbulimin e shumës 81,750€, të cilët i falënderojmë shumë.
Shumën prej 170,000 € që duhet ta sigurojnë, është e papërballueshme për familjen.
“Duke shpresuar në ndihmën e Zotit të Plotfuqishëm dhe vullnetin e mirë të njerëzve, po ju drejtohemi me këtë lutje të gjithëve të na ndihmoni për shërimin e Alpit, që t’ia mundësojmë t’i kthehet jetës, si bashkëmoshatarët e tij. Ju falënderojmë secilin paraprakisht, Zoti ju dhashtë mirësitë e tij në familjet tuaja”, ka shkruar babai i vogëlushit. /Zëri
Bashkangjitur janë të gjitha dokumentet e djalit dhe konto bankare:
Për Kosovë
__________________
Liridon Morina
2023000131798675
Teb banka
__________________
Për diasporë
____________________________________
Beneficiary: Liridon Morina
Address: Lubizhdë, Malishevë, Kosovo
SWIFT: TEBKXKPR
IBAN: XK052023000131798675
Clearing number: 2038
Bank: TEB Bank Kosovo
Bank address: Agim Ramadani 15, Pristina, Kosovo