Për Zhegrovën, Gliha: Klubi ka vendosur që ai të mos vijë, nuk është fundi i botës

Trajneri i Kosovës, Primozh Gliha ka folur për mungesën e Edon Zhegrovës për ndeshjen e sontme ndaj Izraelit.

“Klubi ka vendosur që ai (Edon Zhegrova) të mos vijë”, ka thënë Gliha për “Klan Kosova”.

Gliha shtoi se kjo nuk është diçka e re për të.

“Kur e drejtova ndeshjen e parë në Greqi, gjashtë lojtarë nuk erdhën. Për mua është një situatë normale. U thash lojtarëve kush vjen, vjen, nuk është fundi i botës, do të tentojmë të bëjmë diçka mirë me këta lojtarë. Situatë speciale, i kuptoj lojtarët në njërin anë është klubi, është e vështirë ta kuptosh”.

Për këtë ndeshje do të mungojë edhe kapiteni Amir Rrahmani për shkak të angazhimit me klubin Napoli. /Zëri