Mbahet Kuvendi Zgjedhor i PDK-së në Francë, Sami Islami zgjidhet kryetar
Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputetit Elmi Reçica, Nënkryetares Vlora Çitaku dhe deputetëve Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj, sot, në Paris, u mbajtën punimet e Kuvendit Zgjedhor të Degës së PDK- së për Francë, me ç’rast u zgjodhën strukturat drejtuese të degës:
Kryetari, Këshilli Drejtues prej 41 anëtarë si dhe Kryesia e Degës bashkë me Nënkryetarët dhe Sekretarët.
Kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, Sami Islami.
“Organizimi ynë në mërgatë përveç që i bën bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës”, tha deputeti Reçica.