Munishi: Rrahmani dhe Zhegrova janë zemra e Kosovës, mos i kritikoni palidhje

Kombëtarja e Kosovës e pret sonte atë të Izraelit në kuadër të kualifikimeve të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja fillon në orën 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë ndeshje, Kosovës i mungon kapiteni Amir Rrahmani, dhe mesfushori Edon Zhegrova shkak të angazhimeve me klubet e tyre.

Ata janë kritikuar në opinion për faktin se nuk kanë ardhur për të luajtur me Kosovën.

Trajneri kosovar Ismet Munishi u ka dal në mbrotje, ku përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ai u shpreh se Rrahmani dhe Zhegrova janë zemra e Kosovës. /Zëri

Postimi i plotë i Munishit: 

Kapiteni Rrahmani dhe Zhegrova   jan zemra e Kosoves .

Mos i kritikoni pa lidhje .

Forca Kosova ti je ma e mira.