Çka e shkakton hiperaktivitetin tek fëmijët?
Çrregullimi i hiperaktivitetit tek fëmijët sipas psikiatres është një lloj pandemie globale dhe është në rritje e sipër. Një ndër arsyet sipas saj është ekspozimi i tepërt në rrjetet sociale. Arsye tjera për këto çrregullime janëedhe ekspozimi ndaj ushqimeve të shpejta, pijeve energjike, sheqernave dhe gjërave tjera.
Përpos këtyre, sipas Ahmetit janë edhe faktorët socialë, problemet në familje, divorcet, vdekjet, humbjet, traumat, të gjitha këto e rrisin sensitivitetin në raport me simptomatologjinë hiperaktive.
Identifikimi dhe intervenimi i hershëm sipas psikiatres ka shumë rëndësi. Për të diagnostikuar hiperaktivitetin fëmiu duhet të analizohet në ambiente të ndryshme, sepse diagnoza i vendoset një fëmiu vetëm kur i plotson kriteret e hiperaktivitetit në ambiente të shumta e jo vetëm në një ambient.
Ahmeti theksoi se e keqja tek ne është identifikimi i vonshëm, që zakonisht ndodh pas klasës së parë, e njëgjë e tillë duhet të bëhet në kohën parashkollore. Sipas saj, edukatoret janë të parat që mund ta identifikojnë se një fëmijë ka tendenca të jetë hiperaktiv. Në rast të dyshimit, pas konsultimit me pediatrin, çështja kalon tek psikiatri i fëmijëve i cili ofron evaluimin klinik të fëmijës dhe diagnostikimin./dukagjini