Gjendet i vdekur personi që u raportua i zhdukur në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës e ka gjetur pa shenja jete, personin i cili ishte raportuar i zhdukur në veri të Mitrovicës.Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha se turpi i viktimës i cili i takon nacionalitetit serb është gjetur sot jo shumë larg shtëpisë ku ka jetuar.
Mediat kanë raportuar se bëhet fjalë për S.N i lindur në vitin 1970.Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndryshe policia në raportin 24 orësh, njoftoi sot lidhur me këtë rast.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia me datë 10 nëntor rreth orës 20:00, dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhej në raportin e policisë.