Molliqaj thotë se drafti për Asociacionin gjymton funksionimin e shtetit të Kosovës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se e ka lexuar dhe analizuar draftin e Asociacionit që është publikuar nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.
Ai beson se ky draft u është prezantuar edhe palëve nga emisarët në dialog, raporton Zeri.info.
Molliqaj thotë se ky draft është i frikshëm dhe gjymton funksionimin e shtetit të Kosovës.
Ai madje thekson se asnjë Asociacion nuk është i mirë, por ky që është publikuar është “katastrofë”.
“E lexova Draftin e Asociacionit të publikuar nga Burim Ramadani. Nga shumë burime po del që ky është drafti që iu është prezantuar palëve.
Është i frikshëm. E gjymton funksionimin e shtetit dhe perspektivën e shoqërisë. Asnje asociacion nuk është i mirë, por ky që u publikua sot ështe katastrofë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri