Haradinaj dhe Abbott bëjnë nderime pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vendosur kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham”, në kujtim të të rënëvë që nga lufta e parë botërore.

Ai ka thënë se përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçmas atyre në Kosovë.

“Britania e Madhe dhe Commonwealth-i, sot shënojnë Aktin e Përkujtimit Njëqindvjeçar për të gjithë të rënët e tyre në të gjitha luftërat, që nga Lufta e Parë Botërore. Në kujtim të heroizmit të këtyre luftëtarëve përgjatë një shekulli, sot vendosa kurorë lulesh pranë Memorialit të Dëshmorëve Britanikë në sheshin “Edith Durham” në kryeqytet. Përkulemi me nderim para sakrificës të të gjithë të rënëve britanikë, veçanërisht atyre që kanë rënë në Kosovë. Ishim miq në kohë lufte dhe miqësia jonë vazhdon të jetë po aq e fortë edhe në kohë paqeje!”, ka thënë Haradinaj,.