Haziri: Kurti të merret me humbjen e provave në IML për rastin “Dehari”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të merret me humbjen e provave për rastin e aktivistit të vdekur të VV-së, Astrit Deharit.

Haziri ka thënë se nuk është e mirë të linçohen gjyqtarët e prokurorët e këtij rasti, teksa ka shtuar se kryeministri Kurti nuk po merret me humbjen e provave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“ Merret me drejtësinë e Astrit Deharit, në kohën kur është vet kryeministër edhe përderisa familja e toleron, është me të, ti s’ki çka me thanë më shumë. Gjenden, linçohen gjyqtarët, prokurorët edhe hetuesit që nuk është e mirë. Nuk është e mirë për një Qeveri me bo me gisht te prokurorët që kanë ba gjithçka për me zbardhë rastin deri tash. A nuk mirret me humbjen e provave në Institut, në kohën kur ka qenë kryeministër vet”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për pakënaqësitë sociale në vend dhe qasjen e Qeverisë karshi situatës së fundit me njësitë elitare të policisë dhe minatorët. /lajmi.net