“Dhurata më e bukur është që po jetoj”, çfarë deklaronte Dwamena dy muaj më parë

Një arrest kardiak i mori jetën sulmuesit Raphael Dwamena, gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Egnatias dhe Partizanit, në Rrogozhinë. Dwamena, kishte patur edhe më parë probleme shëndetësore, por kishte vendosur të mos hiqte dorë nga futbolli. Në një intervistë të dhënë para dy muajsh, ai shprehej se e donte shumë jetën dhe goli ishte ndjenja pozitive që dëshironte të provonte gjithmonë.

“Dhurata më e bukur për ditëlindje është që po jetoj. Kjo është gjëja më e rëndësishme, shumë njerëz nuk janë mes nesh sot dhe janë ndarë nga jeta.
Të shënosh është ndjenjë pozitive, por jam gjallë. Kjo është Super” – ishin fjalët e tij para dy muajsh. /lajmifundit

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KFEgnatia (@egnatia.al)