“Kapiteni u largua si hero, do jemi pranë familjes”, postimi emocionues i Egnatias për Dwamenan
Arresti kardiak i mori jetën sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, gjatë ndeshjes së kampionatit me Partizanin.
Raphael Dwamena luante sezonin e tij të dytë në Shqipëri, pas eksperiencave te Zurich, Levante dhe Zaragoza.
Klubi ku ai u aktivizua së fundmi, Egnatia, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë për solidarizimin.
“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithve pa fjalë. Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhines Dwamena nuk arriti të mbijetoj.
Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e pa drejt.
Klubi në emer të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dwamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë”, shkruan klubi nga Rrogozhina. /lajmifundit