Juventusi fiton ndaj Cagliarit dhe merr përkohësisht kreun e tabelës
Juventusi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Cagliarit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Seria A.
Skuadra e Allegrit triumfoi me rezultat 2-1 në stadiumin e tyre “Allianz”.
Golat për skuadrën fituese i shënuan Bremer dhe Rugani, ndërsa për atë humbësi realizoi Dossena.
Me këtë fitore, Juventusi merr përkohësisht kreun e tabelës me 29 pikë, një më shumë se Interi i dyti (28).
Ndërsa, Cagliari pas kësaj humbje mbetet i 17-ti me nëntë pikë gjithsej. /Zëri