Kombëtarja e Izraelit me mesazh për lirimin e pengjeve edhe nga Kosova [Foto]

Besohet se Hamasi mban të paktën 242 pengje pas sulmit të tij ndërkufitar në territorin izraelit më 7 tetor.

Kombëtarja e Izraelit sot ka mbajtur konferencë në Prishtinë, para përpalljes së nesërme me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Gjatë konferencës, tek ekipi i Izraelit janë vërejtur varëse në të cilat shkruhej mesazhi për lirimin e pengjeve nga Hamasi.

“Bring them home - now” [Ktheni në shtëpi- tani], ishte mesazhi në varësen e ekipit izraelit, raporton Zeri.info.

Izraeli dhe Hamasi kanë nisur një luftë që nga 7 tetori e cila ka lën rreth 2 mijë viktima izralit dhe mbi 10 mijë palestinezë deri tani.

Besohet se Hamasi mban të paktën 242 pengje pas sulmit të tij ndërkufitar në territorin izraelit më 7 tetor. /Zëri